BALLKAN, 30 Janar 2024, 12:09

Avokatët kërkojnë tërheqjen nga mbrojtja e Hashim Thaçit: Nuk kemi marrë pagesat

Avokatët kërkojnë tërheqjen nga mbrojtja e Hashim

Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder nga “Greenberg Legal Associates” si dhe anëtarë të tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar tërheqjen nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Shkak për këtë sipas tyre është bërë mospagesa, raportojnë mediat në Kosovë.

Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Deri në momentin sa të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët deri në një periudhë 45 ditore do të vazhdojnë punën e tyre.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.