TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alarm për bombë në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Mediat kosovare raportojnë se personeli dhe udhëtarët janë evakuuar nga policia, ndërsa vijojnë kontrollet.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, deklaroi zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku të njëjtat kanë rezultuar të rreme.