TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi iu është bashkuar reagimeve pas vendimit që dha Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi thotë se ky vendim është një sukses i madh.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime!”, shkroi Varhelyi në Twitter.
Parlamenti Evropian këtë të martë i ka thënë po liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me 19 prill pritet të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.