TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ndjej keqardhje që ka ndodhur dhe nuk ka motive siç e tha edhe prokurori, ka qenë e momentit për shkak se e ka fyer Pejgamberin a.s”.
Kështu ka deklaruar një prej autorëve që dhunoi gazetarin Valon Syla, i dyshuari Lum Dervishi.
Dervishi, 24 vjeçar, Kenan Hasani, 23 vjeç dhe Okan Hasani, 24 vjeç tashmë janë duke mbajtur masën e sigurisë atë të paraburgimit për 30 ditë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes apo përçarjes me rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Të premten më 14 prill kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake pas kërkesës së Prokurorit special Afrim Shefkiu për t’u caktuar të njëjtëve një masë të sigurisë pas veprimeve që dyshohet se kanë kryer.
Të tre të dyshuarit në seancën e 14 prillit ishin të pranishëm së bashku me avokatët e tyre.
Prokurori Shefkiu në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, ka përmendur faktin se sulmi ndaj gazetarit Syla ishte me motive ideologjike ekstreme fetare.
Të tre të dyshuarit kanë pranuar para organit të akuzës së kanë sulmuar gazetarin Syla ndërsa kanë përmendur faktin se kanë qenë edhe të sulmuar.
Fillimisht Lum Dervishi para gjyqtarit në seancë ka thënë se nuk kanë tentuar dhe as nuk janë arratisur nga vendi i ngjarjes.