TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill iu bëri thirrje dy qeverive se është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Deklarata në fjalë vjen vetëm pak para shënimit të përvjetorit të 10-të të Marrëveshjes së Brukselit, në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“E kuptoj pse mu drejtuat me atë pyetje, sepse edhe unë e bëj të njëjtën. Këtë javë bëhen 10 vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, dhe është koha që të formohet Asociacioni. Ajo se çfarë mund t’ju garantoj është që nuk do të dorëzohemi derisa të ndodhë”, u ka thënë Hill gazetarëve.
Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në marrëveshje të tilla, sepse nëse nënshkruhen, ato me patjetër duhet të zbatohen.
“Një tjetër arsye, ndoshta edhe më e rëndësishmja, është që këto komunitete në Kosovë duhet ta dinë se çfarë e ardhme i pret, sepse ato nuk janë formuar dje, ato kanë qenë në Kosovë për vite. Dua vërtet t’ju siguroj që do ta trajtojmë këtë obligim me seriozitetin më të madh. Serbia është një prej bazave për dezinformatë ruse në rajon. Ne jemi të interesuar për të punuar me Serbinë në të gjitha çështjet, ku Serbia është e interesuar të bashkëpunojë me ne”, pohoi ai. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e Asociacionit më 2013 dhe më pas për parimet e tij më 2015.
Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur që disa parime të marrëveshjes nuk janë në përputhje me kushtetutën, por që mund të harmonizohen. Ndërkohë, qeveria aktuale në Kosovë ka refuzuar formimin e asociacioneve një-enitike, duke thënë se mund të dëmtojnë funksionalitetin e Kosovës.