BALLKAN, 29 Qershor 2022, 18:34

Abazoviç fton Vuçiçin: Jeni më se të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror

Abazoviç fton Vuçiçin: Jeni më se të

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thyer një hendek të krijuar për disa vite mes vendit të tij dhe Serbisë.

Ai të mërkurën ka nisur një vizitë në Serbi, ku përveçse është takuar me kryeministren Ana Bërnabiç është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave serbe, janë diskutuar shumë tema që i lidhin këto vende, por edhe që i ndajnë prej disa vitesh.

Abazoviç ndër të tjera ka ftuar Vuçiçin për vizitë në Podgoricë.

“Jeni më se të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror”, u shpreh Abazoviç pas takimit me Vuçiçin, përcjell “B92”.

Mali i Zi, nën drejtimin e partisë së presidentit të vendit, Milo Gjukanoviç për shumë vite nuk ka pasur raporte “vëllazërore” me Serbinë, për shkak komunitetit të madh serb në Mal të Zi që përfaqësohej nga partitë opozitare dhe për shkak të rolit të padefinuar të Kishës Ortodokse Serbe në këtë vend.