BALLKAN, 14 Maj 2024, 19:44

Krim i rëndë në një familje në Shkup, i moshuari vret vëllain dhe kunatën, më pas plagos veten

Krim i rëndë në një familje në Shkup, i moshuari vret

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas informacioneve të para, një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”.

Fillimisht policia u informua se dy persona, përkatësisht burrë e grua 64 dhe 57 vjeç u gjetën të plagosur në banesën e tyre, por më pas mjekët konfirmuan se ata kishin ndërruar jetë.

Po ashtu me plagë thike u gjet edhe një 67-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i 64-vjeçarit. Policia në Maqedoninë e Veriut dyshon se ai është autori i vrasjes.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.