TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, dhe shtatë peshkopëve tjerë, vizitën në Kosovë, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Sipas tij, përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe është nisur në Kosovë për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.
“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviç. Ai ka thënë Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat të vlefshme, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.