BALLKAN, 13 Maj 2024, 13:09

E quajti vendin e saj ‘Maqedoni’, pas Greqisë reagon dhe Bullgaria ndaj Siljanovskës: Nuk pranojmë deklarata që shkelin traktatet

E quajti vendin e saj ‘Maqedoni’, pas Greqisë reagon dhe

Pas Greqisë, edhe Bullgaria ka reaguar me veprimin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, duke e quajtur vendin e saj “Maqedoni”, ku presidenti Rumen Radev në deklaratën e tij theksoi se “marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen”.

“Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që shkelin Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 apo ndonjë traktat tjetër të nënshkruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, thekson Rumen Radev, për fushatën e fundit zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ceremonia e betimit e presidentes më të re të vendit, e cila ka shkaktuar shumë reagime jo vetëm në nivel grek, por edhe në atë europian.

“Bullgaria ka deklaruar vazhdimisht se marrëveshjet duhet të respektohen dhe zbatohen. Dëshiroj t’ju kujtoj se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, e cila ka detyrime dhe përgjegjësi përkatëse”, vijon në deklaratën e tij presidenti bullgar.

Më tej ai shton: “Jam thellësisht i bindur se perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi rigoroz i marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është pjesë, si dhe nga Korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonia e Veriut do të duhet të dijë se Korniza Negociative nuk mund të rishikohet”.