BALLKAN, 12 Maj 2024, 18:21

Pas Athinës, edhe BE reagon ashpër ndaj presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Pas Athinës, edhe BE reagon ashpër ndaj presidentes së re të

Gordana Silianovska Davkova bëri këtë të dielë betimin si Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut , e para grua në këtë detyrë të rëndësishme.

Në fjalën e saj pas ceremonisë së inagurimit, ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës, ajo tha se do të jetë president e të gjithëve.

“Do të jem presidente edhe në anën e majtë edhe në anën e djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre, as në bazë etnike, as fetare, as gjinore, e as në çfarëdo dallimi tjetër”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Gratë dhe roli i tyre në shoqëri ishin gjithashtu në fokus të fjalës së saj të parë si presidente e Maqedonisë së Veriut.

Por cfarë ranë sy, dhe u bë shkak për nisjen e një krize të re në politikën e jashtme , ishte mosshqiptimi sakte i emrit të vendit, siç shkruhet në kushtetutë.  Stiljanova tha gjatë gjithë fjalimit të saj ‘Maqedoni’ në vend të ‘Maqedoni e Veriut’.

Kjo bëri që ambasadorja greke në shkup sofia Philippido, të largohej nga salla në shenjë proteste, me direktiva nga Ministria greke e Punëve të jashtme e cila nuk vonoi të reagonte.

“Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet e respektoi marrëveshjen si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Gjithashtu presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen kërkoi respektimin e marrëveshjes.

 “Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, tha Ursula Von Der Leyen.

Maqedonia e veriut bëri ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrin sipas marrëveshjes së Prespës për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë disa vite më parë ndërsa partia e sapo ardhur në pushtet VMRO DPMNE ka qenë kundër saj.