AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 21:55

Basha: Kush i vë buldozerin teatrit, të presë buldozerin në shtëpinë e tij...

Basha: Kush i vë buldozerin teatrit, të presë buldozerin në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në "Open", ka paralajmëruar rezitencë nga ana e opozitës, për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar. Basha ka thënë se kushdo që do të afrohet për të shembur Teatrin Kombëtar, do t'i shembet prona e tij, duke lëshuar kështu një paralajmërim për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

"Kushdo që afrohet të shembë teatrin të bëhet gati se do ti prishet pronat e tij. Kushdo që i vë buldozerin Teatrit, duhet të bëhet gati se do t'i vihet buldozeri shtëpisë së tij."

Basha ka thënë se kur të vijë përballja për teatrin, ai do të gjendet në godinë krah artistëve.

"Kur të vijë përballja te teatrit, aty do të jem unë i pari bashkë me grupin parlamentar të PD-së".

/TPZ.AL/