AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 21:13

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, i ftuari VIP në "The Best"

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, i ftuari VIP

Po zhvillohet në Londër mbrëmja gala e FIFA-s për shpërndarjen e çmimeve “The Best”. Një mbrëmje e cila mbledh bashkë shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite. I ftuar special në këtë mbrëmje është dhe tekniku italian i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, dhe ka qenë një nga të parët që ka mbërritur në këtë eveniment mbrëmjen e sotme.