AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 21:40

FOTO/ Kejvina e Ermalit bën aksident në bllok

Velina e ‘Xing’ Kejvina Kthella është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme.

Përplasja ka ndodhur në hyrje të zonës së njohur si ‘Blloku’.

Velina e emisionit të Ermal Mamaqit, ishte duke udhëtuar me makinë në zonën e njohur, kur një mjet është përplasur.

Dëshmitarët që kanë sjellë edhe fotot në redaksinë e SYRI.net, kanë treguar se Kejvina ishte duke udhëtuar me një ‘Range Rover’ të kuq.