TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një telefonatë e regjistruar nga një qytetar i quajtur Fabian Pinderi, e publikuar nga JOQ, po qarkullon që prej mbrëmjes së kaluar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një bisedë telefonike mes këtij personi dhe kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit dëgjohet të flasë me fjalor rruge, duke sharë Pinderin në nerva e sipër. Kuptohet që shkak është bërë një mesazh që Fabian Pinderi i ka dërguar kryeministrit, të cilin e akuzon se ka vjedhur. Mesazhi që ka nxjerrë Ramën nga binarët është zbardhur sot. Lexojeni në foton më poshtë, ndërsa mund të dëgjoni edhe të sharat që përsërit kryeministri në nerva e sipër.