TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
BBC i ka dedikuar një lajm gjestit të futbollistëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët bënë simbolin e Shqiponjës, pasi shënuan 2 gola ndaj Serbisë. BBC shkruan se serbët u ndjenë të provokuar nga ky gjest, por media serbe përdori terma fyese ndaj shqiptarëve.
"Serbia i ka konsideruar "provokim", festimin e dy shqiptarëve me simbolin e shqiponjës, në Kupën e Botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan për Zvicrën, e cila mundi Serbinë 2-1. Gjesti i tyre ështv një simbol nacionalist që simbolizon shqiponjën dy krenare të flamurit shqiptar. Kritikët shprehen se këto gjeste mund të krijojnë tensione mes nacionalistëve serb dhe shqiptarëve. Udhëheqësit shqiptar e kanë duartrokitur dyshen e futbollistëve."
BBC ndalet edhe tek mënyra se si mediat serbe e kanë trajtuar këtë ngjarje.
"BBC Monitoring raporton se në Serbi, gazeta pro qeveritare "Informer", ka përdorur një term fyes për shqiptarët duke thënë "Klani shqiptar brenda "orëndreqësve", ka dërguar shigjeta helmi disa javë përpara ndeshjes, prandaj ndeshja nuk mund të kalonte pa provokime".
/TPZ.AL/