TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati ynë shumë i njohur, me mbërritjen e koronavirusit, çuditërisht, sa vjen dhe po bëhet më i vërtetë, më i drejtë dhe më i mençur se kurrë më parë.
Thjesht dhe shkurt, ai ka filluar të kthjellohet shumë, në këtë situatë koronavirusi.
- E si të mos vijë në Shqipëri koronavirusi? - pyet avokati në statusin e vet të fundit. - Ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie.
Pas këtij konstatimi tronditës, avokati vijon:
- Por, ku kupton Ramë ziu ynë, që ministri i Shëndetësisë duhet të jetë profesor në mjekësi dhe jo vetëm kaq, por të jetë edhe epidemiolog. - thekson më tej avokati.
Kjo epidemi mund të zgjasë me muaj dhe urgjentisht ministrinë sot, duhet ta drejtojë një profesor në medicinë, që njeh epidemiologjinë!
Në fund të statusit avokati konkludon:
- Masat e ministres, ishin ato që ju kërkon mësuesja e fillores nxënësve, të një fshati të humbur të Shqipërisë...
Të gjithë këtë status të ashpër, avokati e ka bërë, pa ditur, që ministrja dikur, në studimet e veta, ka bërë edhe plagjiaturë. Imagjinojeni të nderuar lexues, se çfarë do të thoshte avokati, nëse do ta dinte këtë plagjiaturë të Manastirliut. Sigurisht që ai do të acarohej tej mase, për faktin se avokati, studimet në degë, si ligji dhe mjekësia, ku është prezente edhe latinishtja, i ka totalisht të shenjta.
PS. Për t'u sqaruar më tej, lexoni statusin e plotë të avokatit tonë të ditur!
/TPZ.al/ Tej e këtej/
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie.
E ku e kupton dot Ramë ziu që ministri i shëndetësisë duhet të jetë profesor në mjekësi, dhe jo vetëm kaq, por që të jetë edhe epidemiolog. Ky është kusht në Perëndim, se vlera e tij del e shfaqet në një orë rreziku epidemik. Kaq!
Kjo epidemi mund të zgjasë me muaj. Urgjentisht ministrinë sot duhet ta drejtojë një profesor në medicinë, që njeh epidemiologjinë. Vetëm një mësuese biologjie, si kjo që kemi, nuk mund ta kuptonte dot që epidemia e mbart me vete frikën shoqërore, dhe sot në Itali jetojnë 800 mijë shqiptarë, të cilët do t'i drejtoheshin shtëpive të tyre me frikë (!)
Turp!
Epidemia mbërriti në Shqipëri nga Italia, dhe me anë të shqiptarëve të infektuar atje. Po masat në kufirin shqiptar çfarë ishin? Masat e ministres qenë ato që iu kërkon mësuesja e fillores nxënësve të një fshati të humbur të Shqipërisë.
Të na rrojë miqësia Rama!