TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit, pas koronavirusit të tmerrshëm, që po pushton botën, mbërrin edhe lajmi i tretë tronditës, që ndali për pak çaste frymën e globit.
Drejtori i organizatës më të fuqishme botnore, OSBE, lideri Edi Rama, sëbashku me bashkëpunëtorët dhe këshillonjësit e vet më të afërt, Baton Haxhiun dhe Sokol Ballën, të shoqëruar edhe nga raportuesi televiziv, Muhamed Veliu, zbritën dje në Moskë.
Dhe ndodhi pikë për pikë, ajo që kishte ndodhur 60 vjet më parë, kur Enver Hoxha, fiks në vitin 1960, zbriti në Moskë dhe në mbledhjen e 81 partive, shkatërroi revizionizmin sovjetik.
Siç e theksuam, pikërisht sot, në shoqërinë e Batonit dhe Sokolit, lideri botnor, bëri copa copa Ministrin e Jashtëm rus, Lavrov.
Pas takimit, lideri ynë e uli Ministrin e Jashtëm rus në konferencë shtypi dhe pasi lëshoi lajkën gjithëlëpirëse, "tani unë jam duke folur me enciklopedinë e gjallë të punëve të jashtme", derdhi përpara gazetarëve, këto tre urdhëra.
Urdhëri A: Të zgjidhet sa më parë kriza më e madhe dhe më e ngutshme e Ukrainës!
Urdhëri B: Kam ardhur këtu, sepse jam shumë i shqetësuar për jetët e njerëzve të thjeshtë dhe pres që ky problem të zgjidhet sa më parë!
Urdhëri C: Duhet të forcohet sa më parë dialogu Prishtinë-Beograd!
Gjatë të gjithë konferencës, këshillonjësi më i afërt dhe më i rëndësishëm i drejtorit të OSBE-së, Baton Haxhia, i ulur në mes të sallës, sa herë fliste lideri, në shenjë aprovimi i jepte kokës lart e poshtë, poshtë e lartë.
Në fund të tre urdhërave, me shenjën e Batonit, lideri botnor Rama, përsëriti për herë të dytë, urdhërin B, të shoqëruar me fjalët "Është me rëndësi, të zgjidhim problemet e njerëzve të thjeshtë, sepse problemet e të mëdhenjve i zgjidhin të mëdhenjtë".
Këtu, Lavrovit si enciklopedi e gjallë që është, j'u shtua edhe një pasuri tjetër enciklopedike, që i kujtoi Ipolit Ipolitiçin, personazhin e shkrimtarit rus Anton Çehov, që thoshte gjithmonë gjëra, që të gjithë i dinin prej kohësh.
Në fund, shumë i kënaqur me fjalimin e vet, Edi Rama, lëshoi edhe një urdhër të katërt të paplanifikuar. Ky urdhër ishte:
- Pas këtyre që thashë, dua ndërhyrje kundërshtuese të ministrit Lavrov.
Këtu, ministri rus bëri sikur nuk dëgjoi, duke mos e pjerdhur fare drejtorin e OSBE-së dhe liderin tonë suprem.
Në fund të konferencës, pa praninë e kamerave, ministri i jashtëm rus Lavrov, i afroi drejtorit të OSBE-së gojën tek veshi dhe e pyeti:
- A do të takosh presidentin Putin?
- Jo, jo, këtë herë nuk kam kohë! Nuk mundem! Kam nëpër këmbë atë Ilir Metën, ke dëgjuar besoj? Kushtetuta, kushtetuta, më thotë ditë natë... Më çau mender b***. Shto këtu edhe kongresin e partisë dhe koronavirusin...
- Si të duash, - i'a ktheu Lavrovi, po si ka shkuar kjo puna e koronavirusit, se po mbytet bota? Edhe ne jemi trembur.
- Tek ne nuk ka asnjë rast zoti ministër. Kur ika lëshova urdhër, që i gjithë populli të lajë duart me sapun, çdo një orë. Është si vaksinë, kupton, ujë dhe sapun bashkë.
- Uah, - u çudit Lavrovi, duke i dhënë dorën. Shyqyr që erdhe, të lëshojmë edhe ne një urdhër për rusët, që t'i mbajnë duart në ujë me sapun.
Pak çaste pasi u ndanë, befas, ministrit Lavrov diçka i'u kujtua, u kthye me vërtik dhe pyeti:
- Më falni zoti kryetar i OSBE-së, ai meso-burri me flokë të ngatërruara dhe lëkurë të trashë, që ngjan si rus i bardhë dhe që fliste shqipen si rusisht, duke aprovuar fjalët e tua, kush është?
- Është Batoni, Baton Haxhiu. Ka formë këshilltari dhe siç thoni ju, cipë të trashë. Kjo është arsyeja që unë, Presidenti i Kosovës, Thaçi dhe Vuçiçi i Serbisë, e përdorim si këshilltar. Është i mirë, nuk ka turp kurrë. Të gjithë e duan si këshilltar. E ka patur edhe Presidenti ynë, Ilir Meta, para meje.
- Kuptova koleg, - tha Lavrovi dhe u largua.
/TPZ.al/ Tej e këtej/