TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi, ky virus vdekjeprurës, që ka trembur të madh e të vogël në të gjithë botën, ndihet i pafuqishëm dhe nuk ka mundur të depërtojë vetëm në Shqipëri dhe në Korenë e Veriut.
Ndryshe nga Koreja e Veriut, që nuk ka hyrë për shkak të izolimit, në Shqipëri kjo gjë e pabesueshme ka ndodhur sepse, kryetari i opozitës shqiptare, zotni Lulzim Basha, si një hero i vërtet i ditëve tona, i ka dalë këtij virusi përpara dhe i ka shpallur luftë për jetë a vdekje.
- O unë, o koronavirusi, - u ka thënë Basha anëtarëve të kryesisë së partisë dhe pas kësaj, menjëherë ka urdhëruar ngritjen e grupeve të rëndësishme, në oborret dhe rrugicat e të gjithë ambulancave, në Kryeqytet dhe më gjerë.
Pikërisht kjo është ajo çka bota priste, vaksina e vërtetë kundër virusit vrasëtar. Kjo vaksinë, duket që ka për autor, liderin e opozitës tonë, zotin Lulzim Basha.
Ja ç'thotë dhe çfarë urdhëron, Luli ynë për koronavirusin:
Duke ndjekur, këtë përpjekje titanike dhe të pa kompromis, të liderit tonë opozitar, kundër koronavirusit, aktivisti i hershëm i PD-së, që nga vitet 90' , Bislim Ahmetaj, i lutet kryetarit tonë, që më mirë të hyjë në një kurs për infermier dhe sapo ta mbarojë, të niset drejt Gjermanisë, se sa të harxhojë kohën me maska dhe disinfektantë.
Ja statusi i Bislim Ahmetajt:
... Ndërkohë, siç thotë populli, kur vjen e mira hapi derën, krahas luftës për asgjësimin e koronavirusit, pas shtatë vjetësh, si lider i opozitës, Lulzim Basha, në mënyrë të befasishme, realizoi dje fitoren e tij të parë edhe politike edhe sportive, kundër regjimit aktual.
Në një status në rrjetet sociale, duke i'u referuar ndeshjes Tirana - Partizani, Luli ynë shpalli sondazhin; "Kujt i uroni fitoren sonte në derbin e kryeqytetit? ".
Pas mbylljes së këtij sondazhi, Luli dhe Tirana fituan 77% të votave popullore, kundrejt 23% të popullit kundërshtar. Dhe si të mos mjaftonte kjo, Luli dhe Tirana fituan edhe ndeshjen me rezultatin 5-1.
Për ta thelluar edhe më tej këtë fitore sondazhore, sot Luli organizoi një aktivitet të madh futbollistik, në formë derbi, midis organizatës bazë të Partisë Demokratike numër 5 dhe organizatës bazë të Partisë Demokratike numër 7, në Tiranë.
Rezultati i ndeshjes, nuk u publikua, por të dyja ekipet futbollistiko-demokratike, kishin veshur fanella ku në vend të numrave, ishte shkruar slogani vrastar "Rama ik!".
Delegatët e kongresit në formë festivali të Edi Ramës, kur lexuan këtë slogan ultimatum në fanellat e ekipeve të Lulit, u shastisën, mbetën pa gojë dhe gati u ra pika.
PS. Shihni më poshtë fotot e kësaj fitore, kaq të madhe të Lulit tonë!
/TPZ.al/ Tej e këtej/