TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot, në Republikën tonë të prekur nga koronavirusi.
Zëdhënësja e qeverisë, Ministresha për Mardhëniet me Parlamentin dhe më gjerë, për të gjitha mardhëniet e tjera, zonja Elisa Spiropali, lëshoi një urdhër dite, të pangjashëm me të gjithë urdhrat që janë lëshuar sot në botë, për Covid-19.
Urdhri kryesor dhe më i ashpër, i Elisës tonë, është që qytetarët nuk duhet të ndjekin emisionet politiko-koronavirusale, sepse studiot në të cilat shfaqen këto emisione, janë të harbuara.
Nuk qartësohet në këtë urdhër, nëse qytetarët nuk duhet të ndjekin Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, apo autoritetet e tjera të larta, pikërisht në këto studio të harbuara, ku ata shfaqen dhe flasin ditë e natë.
Pjesa më e vlefshme e komunikimit të Elisës, është urdhri që qytetarët të ndjekin vetëm RTSH-në, ku për shkak të mungesës së shkollave, jo vetëm për ditët e koronavirusit, por edhe për 30 vitet e shkuara, njerëzia e këtij vendi, mund të mësojë arithmetikë, shkencë dhe gjuhë shqipe.
Kjo është mënyra, që mbarë populli shqiptar, me rastin e koronavirusit, të bëhet afërsisht i mençur dhe i ditur, si Elisa dhe t'i rikthehet dashuria edhe e vjetër edhe e pakufijshme, për RTSH-në, duke braktisur në këtë mënyrë, çdo televizion dhe studio të harbuar.
PS. Ja status-urdhëresa e plotë e Elisa Spiropalit.
/TPZ.al/ Tej e këtej/