TEJ E KETEJ, 10 Nëntor 2020, 19:58

Ardit Gjebrea drejt kthimit në shenjtor, bën mrekullinë e parë, kthen majmunin e sotëm në njeri!

Ardit Gjebrea drejt kthimit në shenjtor, bën mrekullinë e


Kjo kohë e tmerrshme koronavirusi, në mënyrë fare të papritur, solli edhe atë, që nuk ishte menduar kurrë ndonjëherë.

Ajo që kishte ndodhur 6 milionë vjet më parë, kur majmuni filloi të kthehej në njeri, u përsërit në ditët që ne jetojmë.

Është pikërisht moderatori më i famshëm dhe më i ëmbël i mbarë trojeve shqiptare, Ardit Gjebrea, që realizoi mrekullinë e tij të parë, duke nisur rrugën e vështirë të kthimit në shenjtor.

Pra, pas 6 milionë vjetësh, historia erdhi dhe u përsërit, majmuni i sotëm, fare papritur, mori vetë trajtat e njeriut të mirë, Ardit Gjebrea.

Por si mundet, të rikthehet një mrekulli e tillë pas miliona vjetësh?! Dhe mbi të gjitha, si mund të ndodhë një transformim i tillë, brenda pak sekondash?!

Është e vërtetë që 6 milionë vjet më parë majmuni u kthye në njeri, por ky shndërrim ndodhi pas një kohe të gjatë, për qindra e  qindra shekuj, ndërsa sot, Arditi ynë, e ktheu majmunin e ditëve tona, në qenie inteligjente, deri atje sa majmuni të pyesë  vetë Arditin, "çfarë kemi të përbashkët ne të dy?".

Dhe a e dini, që e gjithë kjo mrekulli ndodhi për shkak të bananes "Banaking"?  Arditi ynë, e mori bananen me duart e tij, ja zgjati majmunit, kafsha e kafshoi dhe befas u mençurua, deri atje, sa mundi të kuptojë, se ai dhe Arditi, kishin të përbashkët në ADN-në e tyre,  bananen "Banaking".

Tani, pas kësaj ngjarje, merreni me mend o njerëz, se çfarë mund të fshehë brenda lëkurës së vet bananja "Banaking" dhe nga sa larg ka ardhur ajo? Merreni me mend, ç'mund të ndodhë, sikur këtë banane, ta kafshojë vetë Edi Rama, përfytyroni në ç'lartësi do të fluturojë mendja e tij dhe ç'ka për t'i punuar më shumë ai këtij vendi?!

PS. Për t'u bindur, në mrekullinë e vërtetë të bananes me emrin "Banaking", ndiqni videon ku Arditi ynë, pas 6 milionë vjetësh, ktheu majmunin e sotëm në njeri!

/TPZ.al/ Tej e Këtej/

VIDEO:

[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/11/video-1605016916.mp4" poster="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/11/Screenshot-2020-11-10-at-16.52.55.png"][/video]