AKTUALITET, 3 Qershor 2020, 10:53

VIDEO/ Instituti i Shëndetit Publik: Një pacient po lufton me vdekjen tek Infektivi

VIDEO/ Instituti i Shëndetit Publik: Një pacient po lufton me vdekjen


Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se 15 raste të reja janë në Tiranë, dy në Durrës dhe Krujë dhe edhe një rast në Kamzë.

ISHP bën me dije se deri më tani janë të shtruar në spitale 21 persona, ku pesë janë në terapi intensive. Mësohet se një pacient është në gjendje të rëndë, i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 65 teste për personelin mjekësor, ku katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja

Tiranë, 15 raste

Krujë, 2 raste

Durrës, 2 raste

Kamzë, 1 rast.