TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë qytetarë detyrohen të presin në pikat kufitarë të Kosovës, për t’u kthyer në vendet e Europës nga kanë ardhur. Vetëm në pikën kufitare të Merdares, mërgimtarët detyrohen të presin për më shumë se 8 orë. Kështu së paku bëhet e ditur në të dhënat që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përveç Merdarës, edhe pritjet në dalje të Mutivodës janë të gjata, nga dy orë e dyzetë minuta deri në katër orë. Ndërkohë, siç thuhet në këto të dhëna te kufiri Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë, ndërsa në kufirin Jarine një orë e gjysmë deri në dy orë. Metro shkruan se gjatë tërë verës pritjet në pikat kufitare kanë qenë tejet të gjata dhe po vazhdojnë.