TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer është vetëkarantinuar meqë një person nga personeli i saj doli pozitiv me COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kramp-Karrenbauer me personin tek i cili është konfirmuar koronavirusi, ka qenë në kontakt para 8 ditësh.
“Testi i parë që ka bërë Kramp-Karrenbauer ishte negativ, por për arsye parandalimi, ministrja vendosi të vetëkarantinohet për gjashtë ditë”, njoftoi Ministria.
Gjithashtu, në izolim është edhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, pasi rezultoi me COVID-19 para 11 ditësh.