Mirëpo duket se fansat nuk janë mjaftuar vetëm me këtë kritikë ndaj Aurelës dhe njëra prej fanseve e ka akuzuar se ka bërë ndërhyrje plastike në pamjen e saj.
“Shumë e mbushur dhe e fryrë nga gjilpërat”, i shkruan ndjekësja e saj.
Si gjithmonë reagimi i Aurelës në këtë rast ka qenë i menjëhershëm dhe madje i shoqëruar me nota ironie.
“Bravo e gjete. Na keni çarë kokën. Nuk dini punë tjetër, kur duken rrudhat, u plak dhe kur nuk duken patjetër që ka bërë diçka. Mençuria vet jeni”, i është përgjigjur Aurela ndjekëses së saj në Instagram.