TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re me titull “Ku vajti”, një projekt muzikor kësaj here në gjuhën shqipe. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë artistja, ndërsa muzika nga Big Bang.
Dhe e veçanta e këtij klipi është se Elvana shfaq edhe talentin e saj në kërcim, duke qenë se para disa vitesh ajo fitoi kupën e spektaklit VIP “Dancing with the stars”.
Madje edhe kësaj here, shohim pasionin e Elvanës për vitet ’90, pasi në skenat e tij realizon lëvizje perfekte që të kujtojnë djemtë famozë “Backstreet Boys”, grupi i vokalistëve amerikanë, krijuar në Florida në vitin 1993. E shoqëruar nga trupa e balerinëve të koregrafit të njohur Albi Nako, Elvana udhëhiqte trupën e kërcimtarëve, me balerinë të parë, pikërisht Alba Hoxhën, vajzën e motit në “Tv Klan”, që po komentohet këto kohë si e dashura e Nakos.
Pyetja që bëjnë fansat është si mund ta presë këtë ish-bashkëshortja e tij Klaudia Pepa, e cila njëkohësisht dihet që është një nga shoqet më të ngushta të Elvanës?