LIFESTYLE, 25 Qershor 2018, 10:47

Jetë o jetë! Luana Vjollca me pushime në destinacionin përrallor turistik

Pas suksesit që arriti me këngën e saj të fundit në bashkëpunim me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Bujar Qamilin, “Mi dhe flakë shpirtit tim”, Luana Vjollca duket se ka nisur pushimet.

Moderatorja simpatike ka postuar një video në Instastory ku na tregon se ndodhet në Punta Cana në republikën Domenikane, në një ndër vendet ekzotike më të preferuar të saj dhe të Marinës. Dy motrat kanë qenë disa herë me pushime në këtë destinacion turistik përrallor, i cili është i lakmuar nga të gjithë. Madje Luana edhe ditëlindjen e saj të 25-të Luana e festoi pikërisht në këtë vend.

Në videon e postuar nga Luana në Instastory shihet pamja e mrekullueshme e plazhit me rërë të bardhë.

[video width="640" height="1138" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/35450454_1853627008275010_1637062603425553813_n.mp4"][/video]

Ndërkohë të gjithë fansat e saj janë bërë kurioz të zbulojnë se më kë po i kalon Luana këto pushime.