TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër këngëtaret shqiptare e cila eksperimenton vazhdimisht me pamjen e saj të jashtme.
Ajo prej vitesh jeton në Los Angeles dhe ndan një miqësi të ngushtë me dy nga artistët e make up-it me famë botërore, Ariel dhe Samuel të cilët punojnë për familjen Kardashian. Duke pasur parasysh këtë miqësi nuk ka sesi këngëtarja shqiptare të mos shfaqet e kuruar në çdo dalje të saj publike apo në fotot që poston në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm Anxhelina ka postuar një video në Instastory ku na tregon look-un e saj të ri. Ajo është shndërruar në një bjonde platin dhe ngjan një yll i vërtetë.
[video width="640" height="1138" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/06/35312322_193309058173528_8206715603015126973_n.mp4"][/video]
Kujtojmë që vetëm një javë më parë Anxhelina i surprizoi fansat duke u shfaqur me flokë të kapur gërsheta të vogla, një ndryshim që u pëlqye nga të gjithë.
Mirëpo me sa duket qëllimi i kësaj vere i këngëtares shqiptare është që të eksperimentojë sa më shumë me flokët e saj.
