LIFESTYLE, 25 Qershor 2018, 10:41

Transformohet Sofia e Arjan Çanit, nuk do ta njihni me pamjen e re (FOTO)

Balerina e njohur Xheni Brahaj, të cilën çdo të premte e shohim në emisionin “Zonë e lirë” në rolin e Sofias, është shndërruar në një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Me fotot e saj provokuese ajo di të tërheqë gjithmonë vëmendjen e fansave të saj.

Mirëpo së fundi Xheni ka postuar në Instagram disa foto ku shfaqet e transformuar tërësisht. Ajo ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamjen e saj duke i lyer flokët ngjyrë rozë.

“Kur mi pëlqen nëna flokët nuk pyes fare ca mendoni ju të tjerët”, shkruan Xheni në një ndër fotot e postuara në Instagram.

Ky ndryshim i Sofias së Arjan Çanit është pritur mjaft mirë nga fansat e saj të cilët kanë nxituar ta komplimentojnë.

https://www.instagram.com/p/BkYcn7DFf_G/?taken-by=xhenibrahaj