AKTUALITET, 9 Mars 2019, 19:59

Atletiko triumfon në kampionat dhe i dërgon mesazh Juventusit për Champions

Atletiko triumfon në kampionat dhe i dërgon mesazh Juventusit për

Atletiko e Madridit ka marrë një fitore me shumë vuajtje këtë mbasdite kundër Leganesit, 1-0, me golin e shënuar nga Saul pas goditjes së penalltisë.

Skuadra e drejtuar nga Simeone në këtë sfidë ka luajtur pa 5 titullarët që ishin jashtë për arsye kartonash dhe dëmtimesh. Godin, Kosta, Filipe Luis, Koke dhe Hernandez nuk kanë qenë të grumbulluar me ekipin. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për “Rohiblancos” në të gjitha kompeticionet.

Madrilënet kështu ngushtuan diferencën në 4 pikë nga Barcelona, që do të luajë në orën 18:30, kundër Vajekanos.

Ishte një fitore që e çon Atletikon me psikologjinë më të mirë në Torino, për të mbrojtur rezultatin e takimit të parë 2-0 kundër Juventusit.