AKTUALITET, 7 Shkurt 2018, 17:47

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait, autorët i shkuan pranë

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait,

Mediat greke kanë publikuar një video ditën e sotme ku duken ekzekutorët e Vasilis Stefanakos, i vrarë disa dit më parë.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur në 57-vjeçari u ekzekutua me 22 plumba kallashnikovi në lagjen Haidari të Athinës.

Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi.

Në video shihet, vrasësi, i cili me shpejtësi afrohet në drejtimin e mafiozit grek, me një motor dhe pasi afrohet i shpreh atij disa fjalë dhe zbraz kallashnikovin me 28 ose 29 plumba.

Pasi ka zbrazur armën është larguar me motor së bashku me ndihmësin e tij në drejtim të Elefsina.