AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 18:09

VIDEO/Tërmeti i fuqishëm, pamje të frikshme nga Meksika, lëvizin shtyllat dhe ndërtesat

VIDEO/Tërmeti i fuqishëm, pamje të frikshme nga Meksika,

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e së martës Meksikën. Lëkundjet e fuqishme kanë qenë me magnitutë 7.4 të shkallës Rihter.

Thellësia e epiqendrës raportohet të ketë qenë 12 kilometra ndërsa ende nuk dihet nëse ka rrezik për cunami.

Në disa pamje të filmuara në momentin e lëkundjeve mund të duken shtyllat dhe ndërtesat që lëvizin nga njëri krah në tjetrin, ndërsa njerëzit shohin të shokuar. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo vetëm dëme materiale.