AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 21:16

Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet marrëveshjen për Reformën Zgjedhore: Do të forcojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, palët të …

Sekretari amerikan i Shtetit përshëndet marrëveshjen për

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika.

”Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.