TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para mbledhjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Rama, deputetja Rudian Hajdari ka thënë një prononcim për gazetarët ku ka thënë se PS tashmë duhet të mbajë premtimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“PS ka pranuar që pas marrëveshjet do të ishte gati për ndryshimin e sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore. Sot kemi ardhur për të parë nëse Edi Rama do e mbajë premtimin e tij. Nuk mund të votojmë një marrëveshje me vota të vjedhura. Futja e partive të tjera në sistem është shenjë e domkracisë. Do të shkoj në atë mbledhje për ta parë premtimin e PS për ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari.