AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 20:00

Ulen sërish vdekjet në Itali/ Ja sa víktima ishin në 24 orët e fundit me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile në Itali raportuan 71 víktima të tjera si pasojë e koronavirusit në vend.

Prej ditësh këto shifra kanë ulje ngritjet e tyre, por prej më shumë se një javë nuk regjistrohen më shumë se 100 humbje jetësh në ditë.

Rastet e reja kanë pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë me 202 të prekur në total, 100 prej të cilëve janë sërish në vatrën italiane të koronavirusit në Lombardi.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,114 persona dhe janë infektuar mbi 235 mijë të tjerë.