AKTUALITET, 6 Shkurt 2020, 17:34

Paketa “anti-shpifje”, ekspertët e Venecias vijnë në Tiranë

Paketa “anti-shpifje”, ekspertët e Venecias vijnë në

Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të zbarkojë në Tiranë në datat 9-12 shkurt 2019, me kërkesë të Kuvendit.

Qëllimi i vizitës së tyre bëhet në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet si paketa “anti-shpifje” dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Delegacioni do të pritet nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe një përfaqësi e grupit me datë 10 shkurt, te salla e Komisionit të Ligjeve, në Kryesinë e Kuvendit.