AKTUALITET, 18 Janar 2019, 10:26

Arrestohet shqiptari në Itali, kapet me 3 tonë cigare kontrabandë

Policia Italiane ka finalizuar një operacion ku janë sekuestruar 3 ton cigare kontrabandë. Sipas mediave vendase, mësohet se  sekuestrimi është bërë gjatë një operacioni, dhe janë arrestuar dy persona. Mes të arrestuarve është dhe një shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat vendase.

c5e585e9-10bd-4c58-b47f-f34160310523-kaCB-U30901028037431JDB-1224x916@Corriere-Web-Bergamo-593x443

Më tej shtohet se Policia kishte parë veprimet e çuditshme të një kamioni, që më pas ishte kontrolluar.

Dy persona t të cilët po ngarkonin kamionin, kur panë oficerët e policisë vendosën të largoheshin me vrap, por ata u kapën menjëherë.

Inspektimi brenda në kamion bëri të mundur gjetjen e  një sasie të madhe cigaresh kontrabandë, të paketuara në pako të vogla që të mos binin në sy.

Gjithsej ata u kapën 16.800 steka cigare të markave të ndryshme, që arrinin në një peshë 3 ton dhe nëse do të hidheshin në treg kapnin vlerën e 600 mijë eurove.