TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është arrestuar në Zubin Potok, në veri të Kosovës, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.
Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte që po zhvillohen në këtë komunë.
Hetimet lidhen edhe me gërmimet e zhvilluara në zonën e Kalludrës së Vogël, ku autoritetet kanë zbuluar mbetje mortore dhe dyshohet për ekzistencën e varrezave masive. Në këtë zonë janë gjetur mbetje që besohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Prokuroria Speciale vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për krimet e dyshuara.