BALLKAN, 2 September 2026, 18:05

Kosova ende pa President, Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë sërish bisedime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti po zhvillon një tjetër me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se takimi ka nisur rreth orës 16:00.

Abdixhiku të martën pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se 6 prej 18 deputetëve të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri janë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.

Gjithashtu të martën u takua edhe Grupin Parlamentar i Vetëvendosjes. Pas takimit Kurti tha se në këtë grup të gjithë ishin të pajtimit për kandidaturën e Sejdiut, por tha se me refuzimin e 6 deputetëve të LDK-së numri maksimal i votave që mund të sigurojnë është 74.