TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Disa prej tyre akuzohen për vjedhje, ndërsa dy të tjerë ishin shpallur në kërkim për mashtrim
Nga Seksioni për Hetimin e Krīmit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasit në kërkim S. Sh, dhe M.Sh., të dy banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., pasi në rrugën “Hysni Gerbolli”, ka tentuar për të vjedhur zyrat e një kompanie kabllore, si dhe ka thyer xhamat e një studioje projektimi të një kompanie në pronësi të shtetasit A.S.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së banesës të shtetases S.B.
Po nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.M., pasi në një qendër tregtare është kapur në flagrancë duke vjedhur veshje të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.Z., pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në objektin e tij, nga punonjësit e OSHEE-S, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.R., pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.