AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 11:44

Katër punonjës dolën me koronavirus, mbyllet biblioteka e Durrësit. Karantinohet pjesa tjetër e stafit

Katër punonjës dolën me koronavirus, mbyllet biblioteka e


Mbyllet Biblioteka e Durrësit pas konfirmimit pozitivë me koronavirus të katër punonjësve të saj.

Panorama raporton se vendimi për mbylljen e bibliotekës publike është marrë pas mbërritjes së përgjigjes së tamponit për katër punonjës.

Aktualisht i gjithë personeli i bibliotekës, prej dhjetë personash, është karantinuar.

Situata me sa duket paraqitet serioze pasi në këtë bibliotekë shkojnë lexojnë gazetat me dhjetëra të moshuar çdo ditë.