TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së mbrëmjes së të martës, ku mbetën të plāgosur dy shtetasit Erison Gjeka dhe Ndue Pali.
Mësohet se autori i dyshuar është Enton Dushaj.
“Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas blu-ve, autori i dyshuar gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me ārmë zjarri duke i plāgosur në këmbë, shtetasit Erison Gjeka, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Pali, 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “ārmëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plāgosur dy shtetasit Erisen Gjeka dhe Ndue Pali.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje.
Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me ārmë zjarri duke i plāgosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plāgosja e lehtë me dashje” dhe “ārmëmbajtja pa leje”.