AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 11:51

“Kërkojmë pagat”, rikthehen protestat e naftëtarëve në Ballsh

“Kërkojmë pagat”, rikthehen protestat e


Naftëtarët e Ballshit ngrihen përsëri në protestë për mungesën e pagave.

Fillimisht u grumbulluan përpara uzinës me shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës.

Pak pas grumbullimit, nga forcat e policisë është shoqëruar kryetari i Sindikatës se Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj.

Naftëtarët më pas kanë shkuar përpara komisariatit të policisë në Ballsh për lirimin e Dautajt i cili sipas tyre është shoqëruar për grumbullimet e organizuara dhe është liruar vetëm pak minuta më parë.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje por akoma asgjë nuk është bërë asgjë.