TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar një prej autorëve të dyshuar të atentatit të së premtes pasdite ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Bëhet fjalë për shtetasin Redian Rraja, 34 vjeç, i cili mësohet se është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
34-vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë në atentat.
Nga informacionet paraprake komunikohet se Rrajës i janë gjetur gjurmët e ADN-në në maskën brenda automejtit tip “Benz” që u përdor nga autorët e atentatit. Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë i arrestuar edhe më herët, por i liruar nga Gjykata.
Hetimet ende vijojnë. Nga kontrolli në më shumë se 20 banesa janë gjetur sende të ndaluara por që nuk lidhen me atentatin. Është rindërtuar profili gjenetik i personave që dyshohet se kanë kryer atentatit. Gjurmët e ADN-së në arkivin e Policisë, kanë sjellë në shoqërimin e 34-vjeçarit. Ndërkohë që ai e mohon kategorikisht se ka marrë pjesë në atentat. Dyshohet se janë tre persona të përfshirë në atentat.
Deputeti socialist Rrahman Rraja ka qenë në fokus të opinionit publik, pas rastit të famshëm "Xhisiela", ku kjo e fundit e akuzoi djalin e Rrajës për përdhunim, por më pas e tërhoqi deklaratën.
Lidhur me deputetin Rraja, kur ky i fundt ishte në qendër të skandalit, kryeministri Rama ka deklaruar se deputetët janë përfaqësues të zonës ku bëjnë pjesë dhe nuk duhet të jenë domosdoshmërisht profesorë.