TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka.
Këngëtari i rrokut u arrestua pak pas mesnate pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Të njëjtat burime sqaruan se pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.