TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.
Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti.
Ndërkaq burimë të Gazeta Express kanë treguar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe asistentin e tij, Nezir Ismaili./Ekspress