AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 17:32

VIDEO/ Denoncimi i padëgjuar në Krujë, banori: Komisioneri që më pa shtëpinë, tha që kishte folur me tërmetin, ishte i dehur

VIDEO/ Denoncimi i padëgjuar në Krujë, banori: Komisioneri

Denoncim i rrallë vjen nga fshati Mërqi në Krujë, ku një banor thotë se komisioneri i bashkisë Krujë që ka shkuar  për të verifikuar dëmet në banesën e tij ka qenë i dehur. Banori thotë madje se Komisioneri i ka thënë se “kam folur unë me tërmetin”.

Banori shprehet: “Janë çarë komplet, është e banueshme. Si është e banueshme i thashë, kësaj sikur gjysma e atij që ka rënë të bjerë e rrëzon për tokë. Fola unë me tërmetin tha. Ai kishte qenë i dehur!”

Banori i identifikuar si Mark Troksi thotë se është e pamundur jetesa në çadër verore, ndërkohë që nuk pranon as të largohet nga fshati pasi ka bagëtinë.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në apartamentet e dhuruara, falë dhe ndihmave nga fondacione e qytetarë të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet.