AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 17:28

Policia me “dorë të hekurt” në Tiranë, arrestohen 18 shoferë, pezullohen 174 patenta

Policia me “dorë të hekurt” në Tiranë,

Policia Rrugore ka vijuar sot kontrollet në rrugë, ku ka arrestuar 18 shoferë problematikë të cilëve u është hequr dhe patentat. Nga kontrollet e kryera në rrugë janë zbuluar 13 shoferë të dehur dhe është arrestuar një përson që është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruan Policia.

REAGIMI I PLOTË

Policia Rrugore e kryeqytetit, krahas detyrimeve të tjera si menaxhimi i ngarkesës së trafikut, kryesisht në zonat e tregjeve industriale dhe pranë shesheve e qendrave tregtare, ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Patrullimet dhe verifikimet janë fokusuar ndaj përdorueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, për parkime te gabuara në rresht të dytë etj, nga ku janë verifikuar dhe: Janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 person është shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.  Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar. #KujdesiiShtuarParandalon #StopAlkoolitNëTimon