AKTUALITET, 23 Dhjetor 2019, 18:51

Rama: Brenda gjashtë muajve strehojmë me banesë të re ata që i kanë patur individuale

Rama: Brenda gjashtë muajve strehojmë me banesë të re ata

Rindërtimi ka qenë në fokus të mbledhjes maratonë të qeverisë që u mbajt sot në Golem. Kryeministri Rama duke folur pas mbledhjes përsëriti edhe njëherë angazhimin që brenda 6-mujorit të parë të vitit 2020 të gjithë banorët e prekur nga tërmeti që kanë shtëpi individuale do të kenë një banesë të re.

“Patëm një pjesë të rëndësishme për riondërtimin. Kemi plan solid për të nisur procesin. Objektivi është që brenda pranverës gjithçka të jetë e e nisur dhe brenda 6-mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesa individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Ata që janë në apartamente do të vazhdojnë me sistemin e qirasë deri në përfundimin e banesave të reja”, tha Rama.