TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi takimin e parë me kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ku theksoi rëndësinë e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor në kuadër të reformës në drejtësi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja e BE vlerësoi rolin kyç të KLGJ-së në qeverisjen e gjyqësorit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, u shpreh ambasadorja Moreira de Sousa.
Ajo theksoi se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”, deklaroi ambasadorja e BE-së.