BOTA, 25 Nëntor 2017, 13:36

Arrin në 305 numri i të vdekurve pas sulmit në xhami

Arrin në 305 numri i të vdekurve pas sulmit në xhami

Sulmi kundër një xhamie në lindje të Egjiptit shkaktoi dje të paktën 305 të vdekur, 27 prej të cilëve fëmijë, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga prokurori i përgjithshëm egjiptian në një komunikatë të publikuar nga televizioni shtetëror.

Sipas një bilanci të mëparshëm autoritetet njoftuan për 235 të vdekur dhe 109 të plagosur.

Disa orë pas premtimit të presidentit egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi për kundërpërgjigje të ashpër, ushtria ndërmori goditje ajrore në zonën e sulmit, në rajonin lindor të Sinait, ku forcat e sigurisë luftojnë degën egjiptiane të grupit xhihadist të Shtetit Islamik./